OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Provat, Fazliç pastroi para
Written by Zippo   
Thursday, 25 December 2008 21:06

Nis gjyqi ndaj mikut serbo-boshnjak të Berishës. Dyshimet e prokurorëve: Transferoi 1.5 milionë euro nga Shqipëria

Prokuroria ka zbuluar se Damir Fazliç, serbo-bosh njaku i hetuar për pastrim parash, ka transferuar 1.5 milionë euro nga një bankë shqiptare drejt një banke në Zyrih, Zvicër. E gjithë procedura është kryer pas shitjes së kompanisë "Crown Acquisition" duke ngritur dyshime të forta se Damir Fazliç ka kryer pastrim parash në Shqipëri. Në seancën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ku mbrojtja e të akuzuarit ka kryer një kërkesë për pezullimin e sekuestrove të prokurorisë mbi pronat e klientit të tyre, hetuesit e çështjes i kanë parashtruar gjyqtarit të çështjes Artan Broci se kanë zbuluar dokumentet e blerjes së tokave në Durrës, me vlerë miliona euro, nga shoqëri që nuk zotërojnë asnjë kapital. Prokurorët, nëpërmjet fakteve, kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh kërkesën e mbrojtjes, por të vazhdojë hetimet në një kohë që zyrat e hipotekës të mos lejojnë tjetërsimin e pronave të serbo-boshnjakut, pasi ka dyshime të arsyeshme se ato mund të tjetërsohen. Madje, në seancën e djeshme gjyqësore, dy prokurorët e Task-Forcës, Dritan Rreshka dhe Besnik Cani, kanë zbuluar emrin e pronarit të RUDNAP si aksioner të një prej shoqërive të Damir Fazliçit në Shqipëri.

Tokat në Durrës
Në seancën e zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës, prokurorët e çështjes paraqitën fakte, sipas të cilave Fazliç ka blerë prona në Durrës, saktësisht në vendin e quajtur Porto Romano me vlerë 1.7 milionë euro. Ende nuk dihet nëse shuma prej 1.5 milionë eurosh të transferuara në Zvicër janë përdorur për këtë blerje dhe se nga vjen diferenca prej 200 mijë eurosh. Sipas investigimeve të Prokurorisë së Tiranës, shoqëritë që kanë blerë këto prona nuk zotërojnë asnjë kapital, madje janë regjistruar në gjykatë me një kapital prej 100 mijë lekësh (të reja). "Shoqëria ‘Crown Acquisition‘ është regjistruar në gjykatë më datën 25.09.2005, me vendimin numër 34011 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Ortaku i vetëm është Damir Fazliç dhe kapitali themeltar 100 mijë lekë, i ndarë në 100 kuota. Zotëruesi është po Fazliç dhe objekti është aktiviteti tregtar në fushën e pasurive të paluajtshmen, në fushën e projekteve, të zhvillimit urban dhe të ndërtimit", tha prokurori Besnik Cani, duke saktësuar se megjithëse kishte një kapital vetëm prej 100 mijë lekësh ka arritur të blejë një truall me vlerë miliona euro. Sipas akuzës, shoqëria e dytë në emër të Fazliçit është "Alfa". "Shoqëria ‘Alfa‘ themelohet në gjykatë në vitin 2008. Qëndron në një status pasiv. Por rezulton se kjo shoqëri, krahas ‘Crown Aqustions sh.p.k‘, që mbanin një status pasiv, ka qenë një subjekt i tatueshëm për të operuar në shtetin shqiptar. Megjithëse në këto kushte kryen veprimtari tregtare, duke blerë toka, asete, në vendin e quajtur Porto Romano në Durrës", tha prokurori Besnik Cani. Sipas tij, të gjitha blerjet janë bërë në një kohë që shoqëria "Alfa" nuk ishte e regjistruar fare si subjekt tatimor. "Nuk kishte deklaruar të ardhura dhe nuk kishte llogari bankare. Me një kapital themeltar 100 mijë lekë", shpjegoi prokurori.

Transferta në Zvicër
Një fakt tepër interesant që ngre dyshime se Fazliç, miku i Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Berisha, ka kryer pastrim parash në Shqipëri, ka qenë publikimi i një transaksioni bankar të tij nga Shqipëria në drejtim të një banke zvicerane. Dy prokurorët Besnik Cani dhe Dritan Rreshka kanë zbuluar se ai ka kryer një transfertë prej 1.5 milionë eurosh nga një bankë shqiptare drejt një banke në Zyrih të Zvicrës. Ky fakt, sipas prokurorëve, ka përforcuar dyshimet për pastrim parash. "Vlera e transferuar nga bankat shqiptare në ato zvicerane është 1.5 milionë euro. Transfertat janë kryer më 25.02.2007, 26.07.2007 dhe 28.08.2007. Në këto data është urdhëruar transferta e shumës së sipërpërmendur nëpërmjet një banke në Zyrih, në emër të Damir Fazliçit", thanë prokurorët.

Ortaku i Fazliç
Prokurorët demonstruan në sallën e gjyqit dokumente ku pronari i kompanisë serbe RUDNAP, Goian Lazaroviç, figuron aksioner në shoqërinë "Altary Resourse Limited" dhe Fazliç është administrator i përgjithshëm i saj. "Pronari i ‘Altary...‘ vendos të krijojë një shoqëri anonime me vlerë kapitale 200 mijë lekë". Kompania ka një këshill administrativ i përbërë nga Sandra Bregoviç, Damir Fazliç dhe Goian Lazaroviç, me një afat trevjeçar dhe duke caktuar si drejtor administrativ Damir Fazliç. "Na rezulton se, nga këqyrjet në faqen e internetit, Sandra Bregoviç dhe Goian Lazaroviç janë pronarë të RUDNAP-it, kompani që ka operuar në tenderat e KESH-it në Shqipëri", thanë dje prokurorët e çështjes.

 

Gazeta Shqip

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Del.icio.us Digg Facebook Myspace Reddit Ma.gnolia
 

Ju duhet te rregjistroheni, perpara se te postoni. Nese jeni rregjistruar, ju lutem identifikohuni ne login.

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval