OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Welcome, Guest
Please Login or Register.    Lost Password?

Stilet (e flokëve)
(1 viewing) (1) Guest
Go to bottomPage: 1
TOPIC: Stilet (e flokëve)
#1521
Stilet (e flokëve) 1 Month, 2 Weeks ago Karma: 0
Stilet (e flokëve)

Flokë të drejtë seksi

PSE MESHKUJT I PËLQEJNË: Nga perspektiva e evolucionit, meshkujt në mënyrë të pandërgjegjshme pëlqejnë flokët që duken të pastër dhe të shëndetshëm. “Flokët e mirëmbajtur janë tregues që femra ka një dietë të ekuilibruar dhe gëzon shëndet të mirë, shenja këto të një partnereje ideale”, thonë antropologët.

SI T’I KESH: Përhap një serum me efekt drejtues me bazë silikoni në flokët e lagur para se t’i thash. Ndaji flokët në 4-6 tufëza sipas dendësisë së tyre. Pastaj shtriji një nga një me një furçë të sheshtë dhe tharëse me grykë të drejtuar drejt poshtë. Në fund apliko llak të lehtë me shkëlqim.

Të lëshuar

PSE MESHKUJT I PËLQEJNË: Të gjithë burrat çmenden pas syve të mëdhenj dhe buzëve të tulta të Megan Fox-it, por ata do donin edhe të kalonin gishtat në flokët e saj të lëmuar dhe të shkëlqyeshëm. “Shkëlqimi i tërheq meshkujt sepse është shenjë e rinisë dhe e vitalitetit”, shtojnë antropologët.

SI T’I KESH: Apliko krem zbutës në flokë të lagur. Ndërkohë që i than me tharëse, përdor një furçë mesatare rrethore dhe në fillim puno shtresat e poshtme të flokëve, më pas të sipërmet. Veçoje pjesën e sipërme të flokëve me një kapëse dhe drejtoje grykën e tharëses poshtë për të shtruar flokët. Kur janë pak a shumë të thatë, hidh një spray termal me efekt drejtues (“Dove Heat Defense Therapy Mist”, 5 $, blerje në internet). Rrëshqit piastrën mbi tufat e flokëve për të sheshuar ndonjë fije që fluturon e që flokët të duken si mëndafsh. Përhap pak serum shkëlqyes me gishta në fundet e flokëve për një pamje plot shkëlqim prej ylli kinemaje.

Shkurt: seksi

PSE MESHKUJT E PËLQEJNË: Ky model karre si i Jennifer Hudson-it vë në dukje qafën dhe kornizon fytyrën. “Të shkurtra dhe të shpupuritura, këto flokë theksojnë mollëzat e faqeve dhe sytë”, shpjegojnë parukierët.

SI T’I KESH: Fillo me një llak stilues për të ruajtur shkëlqimin (“Got2b Guardian Angel Protect N’ Blow Out”). Pastaj ndaji flokët në zona pesëcentimetërshe dhe thaji me tharëse drejt. Në fund përdor piastër për të kthyer lehtë majat nga jashtë.

Si zanë

PSE MESHKUJT E PËLQEJNË: “Gocat me vetëbesim nuk kanë nevojë të fshihen pas flokëve të gjatë”, thonë parukierët. Përveç kësaj, fijet e buta që kornizojnë fytyrën janë supersensuale. Balluket prej kukulle të Ginnifer Goodwin-it janë sa lozonjare, aq edhe djallëzore.

SI T’I KESH: Përdor një stilues flokësh dhe një furçë natyrale për t’i krehur dhe tharë flokët në drejtim përpara. Për t’i stiluar, përhap një pomadë me bazë dylli në pëllëmbë, pastaj vendose në flokë nga rrënjët te majat. Kap tufat më të gjata të flokëve pas veshëve me një kapëse.

Pak e pabindur

PSE MESHKUJT E PËLQEJNË: Ngritja e flokëve në pjesën e përparme i jep një dozë sharmi çdo lloj look-u. Pikërisht për këtë ky është një model shumë i përshtatshëm, që aplikohet edhe për të shkelur në tapetin e kuq. “Flokët e kapura lart nxjerrin në pah linjat më tërheqëse, si qafën dhe shpatullat”, shpjegojnë parukierët e yjeve të kinemasë. Hilary Duff duket bukur e njëkohësisht punk.

SI TA KESH: Në kohën që janë të butë, drejtoje nga pas pjesën e pasme të flokëve pa e përfshirë atë në pjesën e përparme të kokës për të krijuar me to një bisht të vogël. Rrotullo majën e bishtit dhe shtyji flokët përpara për t’iu dhënë vëllim, pastaj fiksoje me një kapëse. Mblidhe pjesën që mbetet përpara në formë harku të ngritur dhe bëje të qëndrueshme me pak llak (provo “Vavoom Shapemaker Shaping Spray”, 15 $).

Thuajse e shkujdesur

PSE MESHKUJT I PËLQEJNË: Modeli duket i thjeshtë dhe elegant e përsëri të krijon përshtypjen se mund t’i prekësh me lehtësi, pa u merakosur se do shkatërrosh modelin. Flokët në fytyrë bëjnë që ky model të mos ngjajë i rreptë. “Burrat nuk e kanë aq të rëndësishme nëse flokët e tu janë të stiluar për mrekulli dhe të rregullt. Ai do t’i pëlqente më shumë pak të shkujdesur, sa kohë kjo tregon që ti ndihesh rehat”, thonë specialistët e look-ut.

SI TA KESH: Kapi flokët bisht poshtë anash dhe lër ca fije rreth fytyrës. Rrotulloje bishtin dhe kape në formën e numrit 8 duke e ngjeshur pas kokës dhe futi majat brenda flokëve. Përdor ca kapëse apo karfica të vogla për ta fiksuar gjithë masën e flokëve në një vend. Pastaj hidh pak llak, që t’i mban flokët dhe nuk i bën të duken si të ngjitur.

Bisht kali anësor

PSE MESHKUJT E PËLQEJNË: “Një model asimetrik i shkon çdo lloj forme fytyre, sepse askush nuk i ka tiparet të përkryera”, thonë parukierët e yjeve. Kjo nënkupton që një bisht kali është një mënyrë e thjeshtë për të fshehur defektet. Pamja e America Ferrera-s është e butë, pa u dukur e lënë pas dore e pa e ngarkuar.

SI TA KESH: Fërko flokët e lagur me xhel zbutës (“L’Oreal Professional Texture Expert Gelee Riche”). Thaji flokët me tharëse në drejtim të një ane. Pastaj mblidhi me gishta dhe kapi poshtë veshit me një llastik (duhet të jetë i lirë, që bishti të mos jetë i rregullt).

Si vajzë shkollash

PSE MESHKUJT E PËLQEJNË: Nxirre në pah karakterin lozonjar me këtë model flokësh të Michelle Trachtenberg-ut. Kjo pamje është e përkryer kur bishti është pak i lirë. “Flokët pak të lirshëm me një lloj lëvizshmërie japin një pamje shumë të këndshme”, thonë parukierët.

SI TA KESH: Vër krem stilues në flokë dhe pastaj jepi formë me një mashë nga gjatësia e veshëve deri në fundet e flokëve. Duke përdorur një krehër me dhëmbëza të holla, ngriji flokët lart dhe kapi në pjesën qendrore, pastaj mbështille llastikun me disa fije. Hidh llak mbi flokë për t’i fiksuar.
Revista Jeta
DarkShadow
Moderator
Posts: 14
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
The administrator has disabled public write access.
 
Go to topPage: 1
Moderators: Hazle, EXperT
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval