OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Welcome, Guest
Please Login or Register.    Lost Password?

Disa keshilla per flokun
(1 viewing) (1) Guest
Go to bottomPage: 1
TOPIC: Disa keshilla per flokun
#1519
Disa keshilla per flokun 1 Month, 2 Weeks ago Karma: 0
Disa keshilla per flokun

Këto këshilla të thjeshta do bëjnë që problemi i rënies së flokëve të mos ju shqetësojë sa më parë. Nuk ju kushton gjë t’i zbatoni.

Tani që afron pranvera, nisin edhe probleme me rënien e flokëve. Kjo deri diku konsiderohet normale. Por nëse ju keni pasur shqetësime me flokët që mbeten në krehër çdo herë që e përdorni atë edhe gjatë dimrit, atëherë duhet treguar më shumë kujdes. Sepse edhe vetë i ftohti, era, por edhe ndotja e qytetit i dobësojnë flokët. Ne kemi mbledhur disa këshilla për të vënë në vend dëmet e dimrit e për të qenë më të qeta në fillimin e stinës së re.

Për të mos të acaruar lëkurën e kokës në kohën e larjes duhet:

Të lagësh flokët me ujë të vakët

Të përdorësh shampo delikate, që këshillohen për larje të shpeshta.

Ta hollosh shampon (1 lugë supë për flokë të shkurtër, 2 lugë për flokë të gjatë ose shumë të ndotur) në ujë.

Nëse jeni mësuar me larjen e shpeshtë të flokëve lajeni vetëm një herë gjatë dushit

Shpëlajeni me ujë të bollshëm, jo me ujë shumë të nxehtë.

Mos i ekspozoni flokët ndaj presioneve! As ato nuk durojnë shumë! Presion do të thotë t’i rrotullosh brenda peshqirit për t’i tharë, ose t’i fërkosh me peshqir, ose t’i krehësh me forcë kur janë ende të lagur.

Në vend të kësaj trajtojini me delikatesë, tamponojini me një peshqir, aplikoni një balsam pas-shampos pa shpëlarje (nëse i keni shumë të ashpër synoni një maskë rigjeneruese) dhe thajini me tharëse në temperaturë mesatare duke e mbajtur pak a shumë 25 cm larg kokës.

Në mbrëmje, mos i shkulni fijet me krehër duke e kaluar 100 herë si bënin gjyshet dikur, po prishni nyjet me furça ose me krehër me material natyral.

Duhet të mbash mend që t’i presësh shumë flokët nuk shërben për t’i rigjeneruar. Është shumë më e vlefshme t’i presësh rregullisht majat çdo dy muaj për të shmangur majat e dyfishta. Dhe tani... pranverë të lumtur me flokë të shëndetshëm!


Revista Jeta
DarkShadow
Moderator
Posts: 14
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
The administrator has disabled public write access.
 
Go to topPage: 1
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval