Shpresa jonë e parë se si vend i NATO-s do na rritej prestigji dhe do na afroheshin investimet e huaja u tret si kripa në ujë për shkak të një mungese të padeshifrueshme të mënyrës se si një i huaj i lirë mund të investojë në këtë vend pa lidhje direkte me qeverinë apo familjen e kryeministrit. Gjatë këtyre dy viteve kemi parë se si vajza e kryeministrit u sugjeron investitorëve të investojnë në parqe energjetike kundrejt një fee- pagese për të, për tu siguruar firmën e babait të saj kryeministër; kemi parë një vërshim të kapitaleve të dyshimta të strukturave të vjetra të ish-Jugosllavisë që po pastrojnë historinë e bizneseve të tyre përmes lidhjeve të ngushta me familjen Berisha, kemi parë në fund një dështim tërësor të prioriteteve të qeverisë për investimet në energjetikë apo projektet për energji bërthamore. Askush nuk vrapoi në Shqipëri pse u bëmë vend anëtar i NATO-s. Përballë imazhit pozitiv që na dha ylli me katër cepa i Aleancës, duket se funksionoi falsiteti dhe mungesa reale e ofertës nga ekonomia shqiptare për investitorët e huaj, përveç miqve të familjes Berisha.
20 vjet më vonë Sali Berisha shkoi sërish në Shkodër. Akuzoi për vrasjen Ramiz Alinë e Gramoz Ruçin dhe theksoi se ëndrra e “dëshmorëve është realizuar”. Nuk dua të merrem me retorikën e tij për ëndrrat e atyre djemve që u vranë duke protestuar të zemëruar, por di të them që 20 vjet më pas, më 21 Janar, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë po katër qytetarë shqiptarë gjatë një demonstrate ku qytetarët e zemëruar sulmuan me gurë dhe shkopinj policinë. Dhuna ishte ku e ku më pak se ajo e 2 Prillit të vitit 1991. Ndërsa më 2 Prill 1991 Ministri i Brendshëm ka qenë në momentin e vrasjes në Tiranë në një mbledhje me Ramiz Alinë, më 21 janar 2011 Ministri i Brendshëm ka qenë në një zyrë më Sali Berishën, por vetëm
Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Nunc auctor mauris tempor leo aliquam vel porta ante sodales.
Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Nunc auctor mauris tempor leo aliquam vel porta ante sodales.