Kjo betejë përfundoi mbasditen e 28 Nëntorit, kur Berisha në përpjekje për ta kthyer Tiranën në kryeqendër të pavarësisë, e ktheu atë në simbol të haxhiqamilizmit, babëzisë dhe turpit kombëtar. Njeriu më i paftë i historisë së këtij vendi, Lulëzim Basha, prodhoi me paaftësinë dhe papërgjegjësinë e vet një skenë terrorizuese për imazhin e Shqipërisë
Jemi tallur shpesh kahera me të papërmbajtur gaz për vdekjen e gjithnjë e tallura mbaronte me hamendjen se cili nga të dy do të shkruante obituarin e tjetrit. Sikur s’vete të të lëvdonj kur të vdesësh se do ta bëjnë të tërë, ndaj lermë të vdes unë më i pari, më thosh doktori, e aman, shtyhej Dani më tutje, mos më lëvdo e bëj çmos t’i pengosh sa të mundësh të më lëvdojnë, se do të detyrohem të ngrihem nga varri e t’i bënj ta ndërrojnë menjëherë pllakën, nuk i duronj dot lëvdatat e tyre teksa më kallin në dhe e unë s’u gjegjem dot.
Nga Edi Rama
Arrestimi i një bande mirëfilli partiake në Ministrinë e Ekonomisë, e cila është kthyer ashtu si të gjitha ministritë e vendit tonë sot në një degë partie për qëllime fitimi, s’është veçse një shfaqje banale e asaj që ndodh përditë e përditë në dëm të këtij vendi e të çdo qytetari. Qeveria e kthyer në një ndërmarrje aksionarësh politikë për qëllime fitimi, në tryezën e së cilës shqyhen çdo javë copa Shqipërie, është shëmbëlltyra televizive e mijëra “qeverive” hije, banda partiake të krijuara në çdo ministri, agjenci, drejtori, inspektoriat, strukturë shtetërore të madhe a të vogël, në Tiranë a në qarqe, të cilat përlajnë çdo javë “çikat e thërrimet” e tyre.
Nga Edi Rama
Bujar Nishani është ndër fare të paktët në oborrin e Saliut që mund të dëgjohen kur flasin, pavarësisht se s’thonë asgjë ndryshe nga Saliu e të gjithë me rradhë. Por përpiqet të paktën të mos vetëlegenoset njësoj si të shumtit në arradhën ku, për të hedhur jargët e veta ndaj opozitës e ndaj çdo shqiptari haptas të palumtur me pushtetin, Doktori i lëviz si me sustë mimikën dhe gjuhët e ministrave e të deputetëve të budallallepsur nën shtypjen e frikës e të urisë për përfitime. Nishanin vitet dhe mbase edhe eksperienca e vështirë në luftë me një sëmundje të komplikuar e kanë tjetërsuar pozitivisht, duke e bërë të dallohet për qetësinë e për etikën që ruan në komunikimin me opozitën në parlament.