Nga Barak Obama
Në këtë 10-vjetor të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kujtojmë që nuk ishte një sulm vetëm kundër Shteteve të Bashkuara; ishte një sulm kundër të gjithë botës dhe njerëzimit si dhe kundër shpresave që të gjithë ne bashkëndajmë. Kujtojmë që mes afro tre mijë njerëzve të pafajshëm që humbëm atë ditë ndodheshin qindra qytetarë nga mbi 90 shtete. Ishin burra dhe gra, të rinj e të moshuar, nga raca dhe besime të ndryshme. Në këtë përvjetor solemn bashkohemi me familjet dhe popujt e tyre për të nderuar kujtimin e tyre.
Nga Edi Rama
11 shtatori ishte shpërthimi i një konflikti marramendës mes dy botësh, demokracisë dhe fashizmit të rishfaqur me armët e terrorit fondamentalist nën vellon islamike ku nuk fshihej profeti i madh i botës muslimane, po demonët e shkretëtirave morale e shpirtërore që me pushkë në krahë e me emrin e Allahut në gojë kishin ngritur në këmbë, në terrin e injorancës e të varfërisë, një armatë të padukshme të verbërish të kthyer në bomba të urrejtjes njerëzore. 11 shtatori ishte rishfaqja në një formë të re e së keqes që bota e lirë e mendonte të zhdukur njëherë e mirë nga faqja e dheut
Kryetar i Partisë Socialiste të Shqiperisë
Dëgjova një minator të thoshte se kërkesat e tyre s’janë politike, po ekonomike, dhe të kërkonte nga qeveria zgjidhje sepse i kishin dhënë asaj votën, sic tha ai. Nuk e di sa vota ka marrë vërtet Saliu në Bulqizë në vitin 2009, di që me para të nxjerra në të zezën e zgafellave të kromit janë blerë shumë vota në vigjiljen e 8 majit të shkuar, aq sa duheshin për të mbajtur në aktivitet një tentakulë tjetër, pushtetin e atyshëm lokal, klan i lidhur fort me tunelet e kërdisë mbi atë pasuri kombëtare.
Nga Bledi Mane*
Pardje debatoja me këngëtaren Besa Kokëdhima dhe gazetarin Koloreto Cukali pse elitat e këtij vendi janë strukur dhe nuk ndjehen për asgjë. Me shaka e lidhnim pasivitetin e tyre me vapën e korrikut dhe largimin me pushime jashtë Tirane. Ishim dyshues deri diku kur thoshim se elitat i druhen pushtetit së politikës por gaboheshim rëndë. Elitat ndaj janë paria e çdo vendi, nuk i tremb as politika dhe as krimi ordiner, nuk frustrohen apo yshten, nuk komandohen dhe as përdoren. Duke gëzuar një lloj pushteti të paprekshëm, elitarët qëndrojnë aty në qoshen e vet dhe prej andej shpërndajnë rezonancat e pushtetit të tyre historik, të trashëgueshëm dhe të patjetërsueshëm.