Progres-raporti: Zgjedhjet lokale NUK plotësuan standardet, po pengohet hetimi për 21 Janarin

Zgjedhjet lokale të 8 majit u zhvilluan në një atmosferë tejet të polarizuar politikisht, që ndikoi mbi zhvillimin e procesit. Sipas vlerësimit final të OSBE/ODIHR, ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, mosbesimi mes partive politike mbizotëroi dhe partitë nuk i kryen detyrat e tyre në mënyrë të përgjegjshme. Kjo klimë ndikoi negativisht në administrimin e zgjedhjeve. Vlerësimi i OSBE/ODIHR thekson se pavarësisht procesit konkurrues në drejtim të fushatës, incidente të shumta të dhunshme njollosën këtë periudhë.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca theksojnë se Shqipëria po vlerësohet negativisht nga Komisioni Europian në progres- raport për shkak të bojkotit të opozitës, vetë raporti flet të kundërtën.

Ndryshe nga sa ndodhi me vëzhguesit e ODIHR, që nuk thanë në raport nëse ishin plotësuar standardet në zgjedhjet lokale, Komisioni Europian e thotë hapur që këto standarde nuk u plotësuan. Sa i përket zgjedhjeve theksohen qëndrimet e ODIHR për vendimet skandaloze të KQZ për rezultatin e Tiranës.

Kurse sa i përket 21 Janarit, në raport shprehet shqetësimi për atë ngjarje. Aty theksohet se po pengohet e po ndërhyhet në hetimin e prokurorisë. Po ashtu theksohet se hetimi po ecën shumë avash. Gjeni më poshtë disa pjesë të raportit për zgjedhjet lokale dhe 21 Janarin.

Zgjedhjet lokale

“Zgjedhjet lokale të 8 majit u zhvilluan në një atmosferë tejet të polarizuar politikisht, që ndikoi mbi zhvillimin e procesit. Sipas vlerësimit final të OSBE/ODIHR, ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, mosbesimi mes partive politike mbizotëroi dhe partitë nuk i kryen detyrat e tyre në mënyrë të përgjegjshme. Kjo klimë ndikoi negativisht në administrimin e zgjedhjeve. Vlerësimi i OSBE/ODIHR thekson se pavarësisht procesit konkurrues në drejtim të fushatës, incidente të shumta të dhunshme njollosën këtë periudhë. Partitë politike nuk plotësuan kërkesat për kuotat gjinore, çka rezultoi në një numër të ulët pjesëmarrje të grave. Progres i dukshëm u bë sa i përket përmirësimit të listës së votuesve. Megjithatë, problemet me saktësinë e tyre vijuan. OSBE/ODIHR theksoi se ndërsa procesi i votimit shkoi relativisht mirë në ditën e zgjedheve, probleme domethënëse u shfaqën në rreth 10 përqind të qendrave të votimit. Gjithashtu theksohet se pati një proces përgjithësisht pozitiv, por të gjatë numërimi. Në veçanti, përcaktimi i rezultatit të Tiranës u kthye në një proces tejet të diskutueshëm dhe vendimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve u morën sipas linjave partizane, në mungesë arsyetime dhe kishin mospërputhje. Në diskutim politik dhe ligjor ishin edhe trajtimi i apelimeve nga Kolegji Zgjedhor, veçanërisht sa i përket Tiranës. Në përgjithësi, pavarësisht një numri aspektesh pozitive, siç ishte konkurrenca e procesit dhe përgatitjet teknike transparente, zhvillimi relativisht i mirë i ditës së votimit, procesi pozitiv i numërimit, pluraliteti dhe diversiteti në mbulimin mediatik, mbajtja e zgjedhjeve, që është një prioritet kyç i Opinionit, vetëm pjesërisht plotësoi standardet e praktikat më të mira ndërkombëtare.”

21 janari

-Nuk është bërë asnjë progres sa i përket pavarësisë së gjyqësorit. Ka pasur shqetësime në lidhje me ndërhyrje dhe pengim të hetimit të pavarur dhe procedimeve penale për vepra të mundshme kriminale pas ngjarjeve të 21 Janarit.

-Pas ngjarjeve të 21 Janarit, vizita të veçanta janë kryer nga Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut nga Këshilli i Europës. Ky i fundit theksoi se duhet një hetim i plotë, i paanshëm dhe i besueshëm për këto ngjarje, si dhe bëri thirrje që personat përgjegjës të përgjigjen para ligjit.

-Raste të keqtrajtimeve dhe përdorimit të tepruar të dhunës vazhduan të raportohen veçanërisht gjatë arrestimit dhe mbajtjes në polici. Abuzime të tilla janë raportuar pas ngjarjeve të 21 Janarit.

-Liria për t’u mbledhur është respektuar përgjithësisht. Megjithëse protestat kanë qenë përgjithësisht paqësore, ka shqetësime serioze sa i përket dhunës që pasoi gjatë demonstratave të 21 janarit, në të cilën u vranë katër persona. Hetimi për këtë ngjarje vijon, por po ecën shumë ngadalë. Tema

Read 1158 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 141 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…