Partizani i shtrin dorën Lulzim Bashës për stadiumin

Momentalisht në Bashkinë e Tiranës flitet vetëm për klubin “Tirana”, ku në treg qarkullojnë shifra me miliona euro. Para disa kohësh këtë kërkesë që sot do ta depozitojë adminitratori Thaka në bashkinë e kryeqytetit u lëshua edhe nga tifozët e kuq, por asnjë reagim. Tifozeria e Partizanit i kujton kryebashkiakut Basha se edhe ata janë taksapagues të kryeqytetit, kështu që kërkojnë përkujdesin e tij edhe ndaj të kuqve.

Partizani i ditëve të sotme i ngjan një fëmije, i cili ende nuk ka mësur të ecë me këmbët e veta, prandaj derisa të bëhet zot i vetes kërkohet mbështje e gjithanshme. Problem për të kuqtë, që janë pjesëmarrës në kategorinë e dytë, mbetet zhvillimi i ndeshjeve brenda. Pas një krize të stërzgjatur, te Partizani thuhet se po rilindin financat, por sërish ata nuk kanë fuqi t’i paguajnë stadiumet e kryeqytetit.

Prandaj administratori i deleguar nga Ministria e Mbrojtjes në krye të të kuqve, Gjergji Thaka, sot do t’i drejtohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, me anë të një letre, ku kërkohet që Partizani ndeshjet brenda t’i luajë në stadiumin “Selman Stërmasi”, sigurisht, pa paguar tarifën që të hap dyert. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit, Lulzim Basha është shprehur se e ka në platformën e tij rikthimin e derbit historik të kryeqytetit, Partizani-Tirana.

Momentalisht në Bashkinë e Tiranës flitet vetëm për klubin “Tirana”, ku në treg qarkullojnë shifra me miliona euro. Para disa kohësh këtë kërkesë që sot do ta depozitojë adminitratori Thaka në bashkinë e kryeqytetit u lëshua edhe nga tifozët e kuq, por asnjë reagim. Tifozeria e Partizanit i kujton kryebashkiakut Basha se edhe ata janë taksapagues të kryeqytetit, kështu që kërkojnë përkujdesin e tij edhe ndaj të kuqve.

Të kuqtë nuk kërkojnë financim me para “të thata” nga kryebashkiaku Basha, por thjesht që ai t’i hapë dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” për ekipin e tyre. Stadiumi “Selman Stërmasi” është nën administrimin e bashkisë së kryeqytetit, prandaj, sipas të kuqve, nëse Lulzim Basha e ka ndarë vërtet mendjen për të rikthyer derbin, si nisëm e parë do të ishte strehimi i “demave të kuq” në stadiumin në fjalë.

Partizani i shtrin dorën kryebashkiakut Basha në një moment të vështirë, kur dihen financat e tyre, pasi pas janarit gjërat mund të shkojnë në sensin e duhur, sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Pra, kjo kërkesë e Partizanit shikohet si një gur prove ndaj premtimeve të kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Tema

Read 1363 times Last modified on Saturday, 17 June 2017 12:44
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 24 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…