Ndrroi jete, Medin Zhega

Shuhet ish-trajneri i kombëtares, Medin Zhega

Ish-trajneri i njohur i kombëtares shqiptare, Medin Zhega, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 66-vjeçare. Zhega ndodhej në gjendje kome prej rreth një vit, pasi u rrëzua në apartamentin e një të afërmi të tij në Kanada. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur shkodran, baba i dy fëmijëve, luftoi gjatë me vdekjen, por nuk e mori dot veten dhe sot ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”. Medin Zhega ka qenë një nga emrat dhe personalitetet më të shquara të futbollit shqiptar.

Ish-trajneri i njohur i kombëtares shqiptare, Medin Zhega, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 66-vjeçare.

Zhega ndodhej në gjendje kome prej rreth një vit, pasi u rrëzua në apartamentin e një të afërmi të tij në Kanada.

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur shkodran, baba i dy fëmijëve, luftoi gjatë me vdekjen, por nuk e mori dot veten dhe sot ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”.

Medin Zhega ka qenë një nga emrat dhe personalitetet më të shquara të futbollit shqiptar.

Biografia e plotë e ish teknikut kuqezi, Medin Zhega:

Medin Zhega ka lindur në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji.

Ka kryer studimet e larta edhe në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve “Vojo Kushi” (sot Akademia e Sporteve).

Në periudhën 1963–1979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit.

Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik. Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra ynë Kombëtare, në vitin 2001, fiton turneun “Rothmans” në Maltë.

Ka fituar titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Pasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, post që e mbajti deri në vitin 2001, ai emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përsëri, këtë post e mban deri në vitin 2010. Në vitin 2009, gjatë transmetimit të spektaklit për nder të 90-të vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh “Vllaznia”, ai nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Shkodrës.

Më 5 maj 2011, gjatë një udhëtimi familjar dhe qëndrimi në Toronto të Kanadasë, ai pëson një aksident i cili fatkeqsisht e dënoi fillimisht me paralizë dhe sot me ndarjen përfundimtarë nga jeta.

Tema

Read 1431 times Last modified on Saturday, 17 June 2017 12:44
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 26 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…