Flamurtari rrezikon Europën

Duket se kjo mazhorancë e ka si qëllim në vetvete të shkatërrojë edhe futbollin, pas shumë sektorëve të tjerë. Dhe, si në shumë raste gjatë këtij viti, viktimë është sërish Flamurtari i Vlorës. Prefekti i Vlorës, Eduart Veçani, që është zgjedhur nga ana e qeverisë, nuk i ka dhënë aprovimin krijimit të kalimit në shoqëri aksionere të klubit të futbollit Flamurtarit, duke kthyer edhe një herë për shqyrtim vendimin e marrë unanimisht në këshillin bashkiak të Vlorës. Me këtë akt, Flamurtari rrezikon seriozisht që mos të marrë pjesë në kupat e Europës, duke qenë se UEFA kthimin në shoqëri aksionere, e ka vënë si kusht pjesmarrjen e ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane. Flamurtari duhet të ndeshet tre ditë më pas me malezezët e Buduçnostit për Ligën e europës, por, nëse prefekti Veçani nuk tërhiqet, atëherë kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe Flamurtari do të përjashtohet. E gjithë kjo bëhet për faktin se ekipi bashkia e Vlorës, e cila drejtohet nga ana e socialistit Shpëtim Gjika, do të ishte aksioneri i vetëm i ekipit të Flamurtarit. Vendimi i prefektit Veçani është në vazhdën e përndjekjes që i është bërë Flamurtarit gjatë këtij sezoni, ku vlen të theksohet fakti që vlonjatëve ju vodh titulli kampion nga ana e ministrit të Financave, Ridvan Bode, në bashkëpunim me kreun e Federatës, Armando Duka. Titulli ju dha Skënderbeut të Korçës për arsye politike, duke qenë se në prag ishin zgjedhjet lokale. Por, kjo tentative e Bodes dështoi, pasi sërish në Korçë fitoi kandidati i socialistëve, Niko Peleshi. Tema

Read 1286 times Last modified on Saturday, 17 June 2017 12:44
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 23 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…