...Gjika, gjatë emisionit “Top Story”, ka thënë se federata është politizuar dhe akuzoi ministrin e Financave, Ridvan Bode se po vjedh kampionatin, me shpresën se do të fitojë Bashkinë e Korçës.  “Sa për kampionatin, kjo federatë është bërë palë me këtë palo-politikë. Por, u them se janë ngatërruar me qytetin e gabuar dhe njeriun e gabuar”, tha zoti Gjika.

...Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pas shtyrjeve të fundit, ka hedhur poshtë kërkesën e Flamurtarit për të marrë tre pikë në tavolinë për ndeshjen me Laçin, si pasojë e dhunës së pësuar. Komisioni ka vendosur vetëm që të dënojë fushën e Laçit, ku dy ndeshjet e ardhshme do të luhen pa tifozë. Me këtë vendim, i cili ishte paralajmëruar, duke qenë se Komisioni e kishte shtyrë disa herë, i hapet rruha shpalljes kampion Skënderbeut të Korçës, që financohet nga Agim Zeqo dhe mbështetet nga ana e ministrit të Financave, Ridvan Bode.

...Qytetarët e Vlorës janë grumbulluar përpara stadiumit të qytetit për të protestuar kundër dhunës në futboll. Portieri i skuadrës së tyre, Shpëtim Moçka, u plagos rëndë gjatë ndeshjes në Laç. Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe tifozët Kuq e Zi. Moçka u godit në Laç, megjithatë ndeshja vazhdoi normalisht. Policia shkaktoi një skandal kur tha se ai provokoi tifozët. Barbaria e tifozëve ka vazhduar edhe jashtë stadiumit. Flamurtari është nën presion, pasi FSHF dhe qeveria kanë vendosur të shpallin kampion sivjet Skënderbeun e Korçës. Tema

...“Tifozët në Kosovë janë fantastikë, të jashtëzakonshëm. Jam i bindur se do të krijonin një atmosferë të zjarrtë, por me sa di unë, fusha atje nuk është në gjendjen më të mirë”, është shprehur Bakaj.
Në të vërtetë së fundi është folur për mundësinë që kombëtarja e Shqipërisë të luajë në Prishtinë ndeshjen me Rumaninë. Ky takim do të zhvillohet më 11 tetor. Para kësaj date pritet të fillojë rrënimi i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ku Shqipëria luan ndeshjet si vendas.

....Legjenda e Holandës dhe Barcelonës, Johan Krujf, ka kritikuar ashpër mënyrën e lojës që aplikon trajneri portugez I Realit, Hoze Murinjo. “Murinjo është një trajner i titujve, jo i futbollit. Ose më saktë, nuk është një teknik futbolli, nëse do ta përcaktonim këtë të fundit si një spektakël dhe shfaqje për t’u parë, si në shtëpi, ashtu dhe direkt. Komplimentin më të madh Barcelonës ja ka bërë Murinjo me skemat e veta: të luash me shtatë mbrojtës në shtëpinë tënde, do të thotë se ke frikë”, ka thënë Krujf. Reali dhe Barcelona do të ndeshen edhe tre herë të tjera, një herë në finalen e Kupës së Mbretit të mërkurën dhe dy herë të tjera në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve. Murinjo kërkon me çdo kusht që të triumfojë në një prej këtyre përballjeve. Ai është kritikuar disa herë për mënyrën e tij të lojës. Sezonin e kaluar, ishte ish-trajneri i Bajernit, Luis Van Gal, që shprehej se Interi i Murinjos fiton, sepse është më e lehtë që të luash në mbrojtje, se sat ë sulmosh, ashtu siç bënte ekipi i tij. Tema

...Trajneri Shpëtim Duro gjatë karrierës së tij nuk ka shkuar më shumë se nënkampion, sivjet do titullin. 0 humbje ka Shpëtim Duro në krye të Skënderbeut këtë sezon, 7 fitore dhe një barazim (me Besën). 3 herë kanë fituar korçarët këtë sezon ndaj Dinamos, duke ia shkëputur 9 pikët e plota ekipi blu. Trajneri Shpëtim Duro e ka një ëndërr dhe kjo ka të bëjë me atë se deri tani në karierrën e tij si trajner nuk ka fituar asnjë titull kampion. Madje vetë Duro e ka pranuar se është “ngopur” me tituj nënkampionë dhe Kupa Shqipërie, ndërkohë ka marrë pjesë me skuadrat që ka drejtuar edhe në Kupat e Europës.

....Burreli fiton ndaj të kuqve dhe siguron mbijetesën në kategorinë e parë

 

 

 

...Takimi Partizani-Burreli u zhvillua në qendrën stërvitore të Kamzës, ku matjanët kanë marrë maksimumin, duke fituar 0?1. Ka vendosur një gol i Pjetranit në minutën e 21?të, duke i dhënë 3 pikë të çmuara Burrelit. Ndeshja nuk ka nisur në orarin e caktuar, madje është më e ndershme që Partizani të mos zbresë më në fushë, sepse nuk ka me çfarë të japë. Në fakt, është degjenerues fakti se të dy ekipet ishin paraqitur pa mjekë.

...Pas largimit te ish-lojtarit te Partizanit Neptun Bajko nga posti i trajnerit, nje tjeter ish ka zene vendin ne stolin e skuadres se kuqe. Eshte Ylli Shehu ai qe ka marre persiper te mbylle kampionatin me Partizanin. Shehu ka qene trajner i Luftetarit, Skraparit e me pas zv. trajner dhe trajner i Teutes ne Superlige. Ai ishte zv. trajner te Partizani kete sezon, por u largua per te marre postin e trajnerit te Kukesi. Si lojtar, pervec Partizanit, Shehu eshte aktivizuar edhe te Apollon Smyrnis (Greqi), Shibenik (Kroaci), Cercle Bryzh (Belgjikë)

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 30 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…