Emigrantët e paligjshëm të Greqisë, në duar të rrezikshme

Në nëntë muajt e parë të 2011-tës, rreth 36,000 emigrantë të paligjshëm u kapën duke u përpjekur të kalojnë nga Turqia. Ata ishin 128,000 më 2010. Të tjerë, kryesisht nga Afganistani, Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi janë kapur në vende të tjera përgjatë kufirit, edhe ndërsa Greqia ankohej për mungesën e mbështetjes nga BE, që ka patrullat e FRONTEX-it për të kërkuar për emigrantë të paligjshëm.

Të fajësuar si për lejimin e hyrjes së shumë emigrantëve të paligjshëm dhe për lejimin e largimit të tyre në vende të tjera të BE-së, Greqia tani është goditur përsëri me akuza se keqtrajton shumë prej tyre dhe se ata që ikin jashtë nuk duhej të kthehen.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, në dy raste të ngritura nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ka vendosur se vendet e BE-së nuk mund të transferojnë azil-kërkuesit në një shtet “ku ai rrezikon të bëhet subjekt i trajtimit shnjerëzor”.

Kjo ishte një referim për Greqinë, pika e hyrjes për 90% e emigrantëve të padokumentuar që përpiqen të hyjnë në BE për shkak të vendndodhjes së vendit në brigjet Mesdhetare të bllokut dhe pranë një morie vendesh të Ballkanit e Turqisë, një pikë kryesore e kalimit për kontrabandën njerëzore. Ata përpiqen të kalojnë me barka të sajuara, kanoe, kuti kartoni, të paketuar në arka në kamionë, të fshehur në makina e autobuzë, në çdo mënyrë që mendojnë për t’u shmangur patrullat, shpesh pa dobi.

E përmbytur nga valët e emigrantëve dhe azil-kërkuesve, Greqia po përpiqet t’ia dalë mbanë dhe autoritetet po planifikojnë të ndërtojnë një gardh për 4.0 milion euro dhe 12.5 km në rajonin Evros, që kufizohet me Turqinë.

Gjatë festave të Krishtlindjes, tre vetë, duke përfshirë një grua iraniane dhe djalin 12-vjeçar të saj, vdiqën duke u përpjekur të kalonin një lumë të ngrirë atje, një vend i preferuar për emigrantët që përpiqen të futen në Greqi, ku janë mbytur 12 të tjerë.

Në nëntë muajt e parë të 2011-tës, rreth 36,000 emigrantë të paligjshëm u kapën duke u përpjekur të kalojnë nga Turqia. Ata ishin 128,000 më 2010. Të tjerë, kryesisht nga Afganistani, Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi janë kapur në vende të tjera përgjatë kufirit, edhe ndërsa Greqia ankohej për mungesën e mbështetjes nga BE, që ka patrullat e FRONTEX-it për të kërkuar për emigrantë të paligjshëm.

Shumë emigrantë përdorin kufijtë veriorë apo perëndimorë të Greqisë, veçanërisht portin e Patras, që ka një rrugë detare të drejtpërdrejtë për në Italinë fqinjë, për të hyrë në vende të tjera të BE-së. Po të kapen, ligji i BE-së thotë se duhet të kthehen në vendin e parë nga i cili hynë, që do të thotë se Greqia duhet t’i marë ata përsëri, një rrezik që gjykata tha se tani është shumë i rrezikshëm.

Vendimi i gjykatës u përshëndet nga OJQ-të mbështetëse të të drejtave të emigrantëve dhe dega e Agjencisë së Refugjatëve të Athinës e UNHCR-së. “Greqia ka qenë porta e hyrjes për grupe të ndryshme njerëzish, refugjatësh dhe emigrantësh … që vendos një ngarkesë shumë të rëndë në vend,” tha zëdhënësja Keti Kehajiojlu për SETimes.

Me krizën ekonomike të Greqisë, ajo tha se gjendja e vështirë e shumë emigrantëve është përkeqësuar, edhe pse ata shpesh fajësohen për kushtet e përkeqësuara të vendit. Ministri i Mbrojtjes së Shtetasve Kristos Paputsis ka bërë thirrje për ndihmë nga BE, duke thënë se Greqia po paguan një çmim jopërpjestimor për ruajtjen e kufijve të saj.

Vendimi ka të bëjë me atë sesi po trajtoheshin azil-kërkuesit dhe Kehajiojlu tha se kjo jep pak shpresë për përmirësim.

Një raport i Human Rights Watch zbuloi se shumë ishin strehuar në qendra paraburgimi të mbipopulluara, johigjenike dhe të tjerë ishin abuzuar. Në dhjetor, dy policë u dënuan me pesë vjet burgim për torturimin e dy refugjatëve afganë.

Disa vjet më parë, vetëm rreth një në 10,000 azil-kërkues fitonte rastet gjyqësore, por Kehajiojlu tha se kjo është rritur tani në rreth 12% tani. Ajo tha se vendimi “do të thotë se azil-kërkuesit individualë nuk duhet të dërgohen përsëri në vendet ku ndeshen me një rrezik real të trajtimit degradues”.

UNHCR tha se 56,943 emigrantë të paligjshëm ishin arrestuar gjatë tetë muajve të parë të 2011-tës duke u përpjekur të hyjnë në vend. Kjo është 33.5% më pak, pasi kriza ekonomike e vendit i ka bërë ata të shohin për diku tjetër.

Por mes dëshirës për t’u përpjekur t’i mbajë jashtë refugjatët dhe emigrantët e paligjshëm, strehimit të tyre dhe konsiderimit të një togu prej më shumë se 47,000 raste azilish, Greqia përpiqet t’ia dalë mbanë me burime që pakësohen. Vendi është teknikisht i falimentuar dhe mbijeton me 109 miliardë euro në paketës së shpëtimit nga kreditorët ndërkombëtarë, duke përfshirë BE dhe ka pak për të dhënë për këtë problem.

“Greqia është një pikë e nxehtë sepse është një pikë hyrje për në BE dhe kjo do të thotë se vendi ka nevojë për aq shumë mbështetje sa të mundet,” tha për SETimes Panos Kristodulu, që kryeson Këshillin Grek për Refugjatët në Athinë. Ai tha se Greqia ka dështuar të përdorë fondet e BE-së dhe nuk ka besim se vendimi do të ndryshojë shumë.

“Nuk shoh ndonjë përmirësim … kur kolegët tanë vizitojnë qendrat e paraburgimit, ata shohin se mbeten të mbipopulluara. Keqtrajtimi vazhdon.”

Mulla Nazrul, 39 vjeç, nga Bangladeshi, qëndron jashtë Bibliotekës Kombëtare në qendër të Athinës, me asgjë për të bërë dhe pa qenë në gjendje të shesë ca gjëra që zakonisht i shet në trotuar, sepse policia — që zakonisht i shpërfill tregtarët e vegjël më së shumti emigrantë të paligjshëm — po kryen një goditje gjatë festave. Nazruli tha se erdhi në Greqi më shumë se tre vjet më parë duke dredhuar në Lumin Evros me një barkë me rreth 20 të tjerë që paguan një kontrabandist.

Ai ka një Kartë të Kuqe, që lejon një qëndrim gjashtë mujor dhe duhet rinovuar. Nazruli tha se e tregon atë shpesh, sepse ndalohet shpesh nga policët. “Ata kërkojnë dokumentet e mia,” tha ai për SETimes.

“M’i marrin gjërat e mia. Më rrahën sepse thanë ‘Je i paligjshëm. Çfarë po bën këtu?’” Ai mbledh supet, duke e ditur se ka pak ç’farë mund të bëjë. Ka konkurrencë nga hordhi emigrantësh të paligjshëm nga Afrika, më së shumti nga Senegali, që shesin sende kontrabandë për njerëzit që dëshirojnë një çantë të rreme lluksoze me një çmim të ulët në krahasim me mallin origjinal. Ata vijnë përmes deti, me barka të sajuara, duke rrezikuar jetën për një shans për një jetë më të mirë në Greqi apo për të shkuar në një vend tjetër të BE-së, nëse nuk kapen.

Për shumë emigrantë, dilema është e pazgjidhur nga vendimi i gjykatës, pasi ndjehen të shqyer mes përpjekjes për një jetë më të mirë në Greqi apo përdorjes së vendit për të shkuar diku tjetër. Siç tha Nazruli, pavarësisht nga vështirësitë, jeta është më e mirë sesa në Bangladesh. “Nuk mund të kthehem pas,” tha ai. “Dhe nuk mund të shkoj para.”

SETimes.com

Read 1253 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 23 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…