Gezuar Diten e Pavaresise nga Hartford

-- Nga George Pani --
Ne mbremjen e dates 27 nentor 2014, Shqiptaret e Hartfordit dhe rrethinave perreth festuan se bashku Festen e Pavaresise. Ne nje atmosfere te ndezur dhe plot gezim, dhjetra pjesmarres per 6 ore, defryen nen muziken Shqiptare dhe kenget e kenduara nga Ylli Baka dhe Entela Ilirjani. Ne salle ndodheshin rreth 250 Shqiptare dhe Shqiptaro-Amerikane, banore te Hartfordit, Glastonbury, Rocky Hill, West Hartford, Newington, Southington, Bristol, Windsor, New Haven, Waterbury etj
.

Nga George Pani

Mbreme Shqiptaret e Hartfordit dhe rrethinave perreth festuan se bashku Festen e Pavaresise. Ne nje atmosfere te ndezur dhe plot gezim, qindra pjesmarres per 6 ore, defryen nen muziken Shqiptare dhe kenget e kenduara nga Ylli Baka dhe Entela Ilirjani. Ne salle ndodheshin rreth 250 Shqiptare dhe Shqiptaro-Amerikane, banore te Hartfordit, Glastonbury, Rocky Hill, West Hartford, Newington, Southington, Bristol, Windsor, New Haven, Waterbury etj.
Kete eveniment e nderoi me pjesmmarjen e tij edhe kryetari i bashkise ne Hartford, Zoti Pedro Segarra, i cili u foli te pranishmeve per vellazerimin mes popullit Shqiptar dhe atij Amerikan dhe per vlerat dhe kontributin e Shqiptareve nder breza ketu ne Amerike.

Mbremjen e hapi studentja Amerikano-Shqiptare, Raisa Ballo duke uruar mirseardhjen bashkatdheterve, dashamiresve te kultures shqiptare dhe te pranishmeve te tjere. Me pas ajo i dha fjalen kryetarit te "Vatra Hartford", zotit Ilam Peci, i cili falenderoi pjesmarresit ne kete eveniment te vecante duke i uruar atyre gezuar Festen e Pavaresise. Pas kryetarit Peci, e mori fjalen Zonja Raimonda Moisiu, e cila beri nje pershkrim te shkurter te Dites se Pavaresise dhe datat historike te lidhura me te. Pas zonjes Moisiu, fjalen e mori edhe kryetari i Bashkise ne Hartford, zoti Pedro Segarra, i cili mes te tjerash vleresoi lart kontributin e Shqiptareve ne USA, vellazerimin dhe ngjashmerine me popujt e tjere qe kane emigrante ne USA. Ai theksoi se "kete vit vendosem flamurin Shqiptar ne ndertesen e Bashkise ne Hartford. Kete e beme dhjete dite me pare dhe do ta leme atje derisa nje dite tjeter e shenuar e ndonje populli tjeter te kete diten." Pas tij, Zoti Peci e quajti te hapur mbremjen duke i uruar te gjitheve Gezuar Diten e Pavaresise.

Kenget e kenduara nga Ylli Baka dhe Entela Ilirjani ndezen atmosferen dhe pista u mbush menjehere me Shqiptare qe kercenin nen vallet popullore Shqiptare. Kish nga te gjitha trevat, nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Asnjehere me pare nuk kishte pasur kaq pjesmarres nje eveniment i tille ne shtetin e Connecticut. Organizatoret gjendeshin ne kembe duke bere te mundur qe gjithkush te mbetej i kenaqur ne kete mbremje kaq te vecante per Shqiptaret. Ajo qe binte me shume ne sy ishte se te rinjte, shume prej tyre te lindur ne USA ose te ardhur shume te vegjel, kercyen dhe kenduan kenget e vallet Shqiptare. Pista asnjehere nuk mund te ishte bosh dhe rinia tregoi se tradita vazhdon dhe Shqiptarizma mbahet gjalle pavaresisht largesise nga Atdheu. Flamujt Shqiptare dhe Amerikane ishin vendosur mbi piste te shoqeruar me flamuj te SHBA dhe Shqiperise qe qendronin te vendosur ne pjese te ndryshme te salles. Kudo sundonin ngjyrat kuq e zi dhe simbolet shqiptare.

Vajza 12 vjecare e nje Shqiptaro-Amerikani, e quajtur Sara, ishte e para qe ftoi Zotin Pedro Segarra te kercente valle Shqiptare dhe ai u ngrit me kenaqesi duke kercyer vallet tona. Me pas ai kerceu shume here te tjera nen ritmet e muzikes tone. Kudo kishte hare dhe kenaqesi ne kete mbremje te bukur. Perpara se te largohej Zoti Segarra bisedoi shkurtimisht me disa pjestare nga kryesia e "Vatra Hartford" duke hedhur mendimin per binjakezimin e Hartfordit me nje nga qytetet Shqiptare. Ai u shpreh, "Nuk i dihet kohrave dhe situatave, por gjithnje duhet te dini se keni vend nje vella dhe mik te mire ne krahun tuaj qe eshte Amerika." Te shumte ishin ata qe e falenderuan per ardhjen e tij ne kete mbremje.

Mbremja u organizua nga kryesia e "Vatra Hartford" si edhe nga kompania Eagle 3 Dots - Dardhe Albania, kompani e cila kishte marre persiper dekorin festiv te mbremjes. I njohuri Julian Napoloni realizoi filmimet e mbremjes dhe Fatjon Gjashta ishte tekniku i qendres se zerit ne salle. Shume nga pjesmarresit shprehen kenaqesine e tyre ne kete mbremje duke premtuar pjesmarrjen e tyre ne evenimentet e ardhshme qe do organizohen.

Read 1456 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 33 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…