Ndahet nga jeta shkrimtarja ROZI THEOHARI

-- Nga George Pani --
    U nda nga jeta nje poeteshe dhe njeri me shume vlera e cila nuk pushoi se shkruari qe prej viteve '60 dhe deri tani.
Lindi dhe u rrit ne Dardhe te Korces, me pas ndoqi gjimnazin e Korces duke vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes.
Ajo ka filluar botimet e saj ne revistat e asaj kohe si "Drita", "Shqiptarja e RE",

Nga George Pani

U nda nga jeta nje poeteshe dhe njeri me shume vlera e cila nuk pushoi se shkruari qe prej viteve '60 dhe deri tani.
Lindi dhe u rrit ne Dardhe te Korces, me pas ndoqi gjimnazin e Korces duke vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes.
Ajo ka filluar botimet e saj ne revistat e asaj kohe si "Drita", "Shqiptarja e RE", "Hosteni", "Fatosi" e te tjera, kryesisht ne vjersha dhe tregime humoristike si per te rriturit ashtu edhe per femijet.
Shkrime pikante dhe gjurmelenese ndaj mentalitetit dhe kultures se kohes si "Telashe nga Emancipimi" te botuar ne 1969, "Ne mungese te gruas sime" te botuar ne 1973, "Shoku Ndricim hapi kasaforten" ne 1977, "Pa diagnoze" 1978, "Teto Kalina" 1990. Pervec ketyre ajo ka shkruar edhe skenarin e filmit "Familja ime".
Per femijet ajo ka shkruar dy permbledhje me tregime.
Rozi emigroi ne SH.B.A. dhe u vendos ne Massachusetts qe prej vitit 1994 se bashku me familjen e saj.
Ne Shqiperi kishte perfunduar fakultetin Ekonomik dhe ate te Histori Filologjise ne Universitetin e Tiranes. Ne SH.B.A. Rozi Theohari, perfundoi me sukses duke u diplomuar nga North Shore Community College ne Lynn ne MA, degen e Arteve Liberale. Emri i saj eshte vendosur ne librin e nderit te "The National Dean's List 1997-1998, si studente e dalluar dhe e nderuar e kolegjeve amerikane.
Gjate gjithe kohes qe jetoi ne Amerike, ishte antare e shoqerise se nderit "Phi Theta Kappa".
Krijimtari e saj ne SH.B.A. ishte jo e vogel krahasuar me kohen qe ajo jetoi atje. Se pari botoi vellimin me poezi ne gjuhen angleze "Two Halves" ne vitin 2002, ne vitin 2003 botoi ne shqip por edhe ne anglisht poemen "Rozafat", ne vitin 2004 romanin "Lajthitje dimerore" duke vazhduar ne 2005 me librin e saj "Mbi thinja fryn ere", ne vitin 2006 librin publicistik "Jehona Skenderbegiane", ne 2007 vellimin poetik "Rozafa's Tears On The River Drina", vellim te cilin e botoi ne tri gjuhe, shqip, anglisht dhe rumanisht duke ofruar ne vitin 2008 librin "Me shume se nje jete".
Me aktivitetin e saj te gjere ajo ne letersi, ajo ishte antare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane dhe botonte shpesh ne revisten "PENA" e kesaj Shoqate. Gjithashtu botonte ne gazeten shqiptaro amerikane Illyria dhe ne gazeta te ndryshme amerikane, pa ndalur pjesmarrjet aktive te sajat ne aktivitetet kulturore te shtetit te Massachusetts. Rozi eshte nderuar nga Shoqata e shkrimtareve shqiptaro amerikane me cmimin "Pena e Arte" per librin "Mbi thinja fryn ere" ne vitin 2005, ndersa nje vit me vone ne 2006, fitoi Honor Prize, ne konkursin Letrar Nderkombetar te "Maison Naaman Pour la Culture", duke u bere njekohesisht edhe Antare Nderi e kesaj shoqate.
Kater nga librat e Rozi Theoharit, ndodhen ne Biblioteken e Kongresit Amerikan ne Washington DC.

Vdekja e Rozi Theoharit eshte nje humbje jo vetem per penen shqiptare, por edhe per mbare komunitetin shqiptar, ku ajo ishte e angazhuar aq shume.
U prehsh ne paqe engjell.

Read 1401 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 27 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…