Tragjedi në Gjermani, kosovari ther ish-gruan në sy të djalit

Një kosovar, 61 vjeç, ka therur ish bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, para syve të djalit të saj 7 vjeçar dhe bashkëshortit të saj të ri.
Kjo ka ndodhur natën e të shtunës, në Petershausen të Munihut, në rrugë të hapur. Sapo ish gruaja së bashku me burrin dhe djalin e saj kishin zbritur nga vetura, në parkingun afër shtëpisë, nga errësira ka dalë ish – bashkëshorti i saj dhe e ka therur atë me një thikë të gjatë njëzet cm.
Ai e kishte goditur vetëm një herë gruan 43 vjeçe në gjoks por çdo përpjekje për t`i shpëtuar jetën ishte e kotë, ka thënë zëdhënësi i policisë në Petershausen.  Dorasi pastaj ka pritur patrullën e policisë që ta arrestonte, duke mos treguar fare shenja emocionesh për krimin e bërë, ka pranuar veprën me gjakftohtësi shkruan Münchner Abendblatt dhe Merkur online. Si motiv për vrasjen ai ka përmendur xhelozinë. Tema

Read 1322 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 28 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…